Loading…

Shqiptari i Lazios arrin marrëveshje me Fenerbahcen

  • 13/08/2019 | 19:57

Shqiptari i Lazios arrin marrëveshje me Fenerbahcen

Pas Vedat Muriqit, edhe një tjetër futbollist shqiptar mund t’i bashkohet Fenerbahces gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lazios, Riza Durmishi, i cili raportohet se ka arritur marrëveshje personale me gjigantin turk dhe shpejt mund të ndodhë edhe zyrtarizimi i tij.

Mediumi turk ‘Fanatik’ raporton se Durmishi dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje, teksa mbetet të arrihet edhe marrëveshja mes klubeve.

Riza Durmishi / SS Lazio.

Lazio pritet ta pranojë shitjen e tij, kurse Fenerbahce po tenton fillimisht huazimin e 25 vjeçarit dhe më pas transferimin e plotë të tij për 4 milionë euro.

Mbrojtësi i majtë, Riza Durmishi, ka kontratë të vlefshme me Lazion deri në vitin 2023./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë