Loading…

Shqiptari me 15 emra, që i hodhi acid në fytyrë avokatit grek

  • 09/12/2016 | 20:39

Shqiptari me 15 emra, që i hodhi acid në fytyrë avokatit grek

Ky që shihni në foton më poshtë është shtetas shqiptar por ka 15 emra. Foton dhe të dhënat për të i kanë publikuar mediat greke sot të cilat shkruajnë se ai është arrestuar si i dyshuar për sulmin 9 vite më parë ndaj avokatit grek Paulos Sarakis, kur iu hodh acid në fytyrë nga disa shqiptarë në Athinë.

Shqiptari me 15 emra, siç cilësohet nga mediat greke, ishte kthyer kohët e fundit në Greqi, pasi jetonte në atdhe i fshehur që nga dhjetori i vitit 2007 kur sulmoi me acid avokatin grek.

Shqiptari ka këto emra: Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario.

Ndryshimin e identitetit ai e ka bërë për t’i shpëtuar arrestimit. Ai dyshohet se është një nga dy autorët që tentuan të vrisnin avokatin Sarakis.

Sarakis u prononcua për gazetën ‘Protothema’ pas arrestimit të shqiptarit duke thënë:

“Unë besoj se ka edhe persona të tjerë që dhanë urdhrin për kontratën e vdekjes. Është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje”.

Avokati Paulos Sarakis u tentua të vritej në vitin 2007 në lagjen ‘Neos Kosmos’ të Athinës. Atij iu hodh acid në fytyrë nga autorët, por mundi të shpëtonte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë