Loading…
Shqiptari Muhamed Sejdini, bëhet shef i Federatës së Futbollit në Maqedoni
  • 17/03/2019 | 13:31

Shqiptari Muhamed Sejdini, bëhet shef i Federatës së Futbollit në Maqedoni

Muhamed Sejdini nga Kërçova, është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, transmeton Gazeta Metro.


Në kuvendin zgjedhor që u zhvillua sot në Ohër, nga 96 delegatë që numëron federata, 90 ishin prezentë dhe 80 prej tyre votuan “pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit maqedonas.

Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencionit për Rini dhe Sport.

Ndërkohë, Sejdini deri më tani ishte nënkryetar i FFM-së, ndërsa me vite me radhë është i përfshirë me futbollin.

Pas 27 viteve shtet, për herë të parë në histori Federata e Futbollit të Maqedonisë udhëhiqet nga një shqiptar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë