Loading…
Shqiptari në Bujanoc bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb me përmbajtje antishqiptare
  • 14/04/2019 | 15:09

Shqiptari në Bujanoc bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb me përmbajtje antishqiptare

Edhe pse ishte propozuar nga Produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shfaqet filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kultuorë Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film ti shfaqet, transmeton Gazeta Metro.

“Po e vërtetë është se na kanë dërguar nga produkcioni kinematografik nga Beogradi që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës, sepse ata na dërgojnë filmat, unë isha në pushim kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka arritur filmi, unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur për portalin “Presheva”, Jetmir Ismaili.

Ai gjithashtu tha se, nuk është drejtë që persona të caktuar të merren aq shumë me gjëra të tilla sa të paraqesin në rrjetet e tyre sociale se filmi ka arritur në Bujanoc dhe se gjoja do të shfaqet pa patur informacione të hollësishme.

Filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” ka shum skena të cilat kanë për qëllim urrejtjen mes popujve, ku në një insert është e përfshirë edhe UÇPMB, gjegjësisht amblemi i UÇPMB-së në një automjet, ndërsa filmi flet për periudhën e hyrjes së KFOR-it Ruse në Kosovë, periudhë kjo në të cilën UÇPMB nuk ishte shfaqur publikisht.

Në mediat Britanike është thënë se, përderi sa publiku i Moskës ka qarë, ndërsa ai serbë ka bërë tifo në premierën e filmit “Kufiri Ballkanik”, prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë