Loading…

Shqiptari nga Hasi që menaxhon 23 furra në Hungari

  • 16/09/2018 | 20:45

Shqiptari nga Hasi që menaxhon 23 furra në Hungari

Asllan Qarri me prejardhje nga Hasi, sot numëron 23 furra.


Jeton 100 kilometra larg kryeqytetit hungarez, Budapestit, në Liqenin e njohur të Balatonit.

Në këtë zonë turistike, Asllani ka furrat e tij, të cilat nuk janë furra klasike, aty mund të shërbeheni me kafe, kokteje të ndryshme, ëmbëlsira e qindra lloje të brumërave.

Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së zbulon shumëçka, ëndrrën e tij, të cilën e realizoi tek populli hungarez, marrëdhëniet e tij me këtë popull.

Një dukuri tjetër që e ka Asllani, nuk e ka harruar popullin e tij. Ai në bizneset e tij ka të punësuar 40 kosovarë, të cilëve iu ka rregulluar vizat e punës.

Për “Jeta” flasin edhe ata, dhe tregojnë detaje për jetën e tyre atje, dhe se a do të ktheheshin në Kosovë.

Për më tepër shikoni emisionin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë