Loading…
Shqiptari që bëri internetin të qesh me lot flet për martesën, ja çfarë rekomandon ai
  • 25/01/2019 | 16:34

Shqiptari që bëri internetin të qesh me lot flet për martesën, ja çfarë rekomandon ai

Deklarata e tij në lidhje me gripin dhe pensionistët u bë shumë shpejt viral, dhe për një kohë të shkurtër, të gjithë e njohin atë. I gjatë, i hollë, i veshur me një kostum të kaltër dhe bizhuteri të arta, paraqitet përseri dhe thotë se është një “tigër modës” i cili është po aq i shëndetshëm sa një luan, emri i tij është Talat Selmani, transmeton Gazeta Metro.


Ai është aktualisht më i famshmi në Kroaci, por edhe tek ne, ku më së shpeshti po e njohin me pseudonimin Toni, dhe mbi të gjitha ai ka manire të një zotërie të vërtetë. Ai është një “kavaler” i cili do të mbantë derën hapur për çdo femër që hyn apo del dhe do të paguajë një raund për tërë kafene. Njerëzit po e ndalin rrugëve për tu fotografuar me të, dhe kamerat janë miqtë e tij më të mirë.

“Isha model më herët, reklamova rroba, xhel për flokë, madje edhe shampo, dhe dija si të reklamoja ushqim për mace dhe qen. Dhe pastaj të gjithë filluan të më ndalonin në rrugë dhe të më ofrojnë gjithçka”, ka thënë ai. Nga shtëpia e modës ku punoi si i ri, ai tani mori një kostum dhuratë që e tregon me krenari nëpër rrugët e qytetit.

Mirëpo së fundmi ai ka bërë edhe një deklaratë, me të cilën përsëri e ktheu të gjithë vemendjen kah vetja. Ai ka treguar se si ndikon martesa në shëndet.

“Mos gaboni të martoheni. Kur martohesh, je gjysmë i vdekur. Dhe sapo të vijnë fëmijët, nuk ka më jetë”, tha Selmani. Ai shtoi se sot burrat bëhen “shumë të butë” dhe kjo është arsyeja pse ka një numër të madh të njerëzve të divorcuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë