Në ditët e sotme gjithkush mund të bëhet i famshëm, dhe e gjithë kjo falë rrjeteve sociale, të cilat i shfrytëzojnë për të promovuar veten, me përjetimet nga më të çuditshmet, shkruan Gazeta Metro.
I tillë është edhe një person nga Shqipëria i cili i ka vënë vetes nofkën Ujku i Shijakut, në bazë të eksperiencave të egra që ka kaluar. Ky person, thotë se ka jetuar në pyll për gjashtë muaj, pa pasur kontak me njerëz, duke ngrënë mish bio, siç thotë ai, dhe duke u ushqyer me ato që ka hasur në mal.
I ftuar në emisioni ‘Shqipëria Live’ Ujku i Shijakut, që tashmë njihet vetëm me këtë emër ka thënë se ka jetuar me akrepa e gjarpërinj, ndërsa ka fjetur nëpër tunelet e ndërtuara në kohën e Enver Hoxhës.
Më poshtë ju sjellim një pjesë të shkurt nga rrëfimi i tij:
“Unë kur kam qenë fëmijë, kam pasur pasion për të luajtur filma. Flija nëpër pyll, nëpër tunele, që ka pas bërë xhaxhi Enveri, ku ka akrepa e gjarpërinj. Para një viti kisha një problem me njërin dhe isha në kërkim. Gjashtë muaj kam qëndruar në pyll, prandaj më vendosën këtë nofkë. Unë mbijetoj në pyll edhe gjashtë muaj, me mish bio. Unë e haj dhe të pa pjekur. Do të mbijetoja edhe një vit. Kam pas fjetur në mes të varrezave. Vetëm zotin kam frikë, atij i ulem në gjunjë dhe kam besim, por për të tjerët nuk më intereson fare. Nuk e ke idenë se sa femra shkruajnë në Instagram, madje dhe femra të huaja”, ka thënë personi që vetes i ka vënë nofkën Ujku./gazetametro.net