Loading…

Shqiptari që ishte në kërkim qëllon me armë policinë |VIDEO

  • 26/04/2018 | 13:47

Shqiptari që ishte në kërkim qëllon me armë policinë |VIDEO

Në kryeqytetin grek, Athinë, një shqiptar 32 vjeç ka shtënë me armë ndaj automjetit të policisë, që ishte në aksion për ta arrestuar atë.


Mediat greke kanë publikuar pamje të kamerave të sigurisë kur 32-vjeçari shqiptar qëllon me armë ndaj policisë në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës më 25 prill në lagjen ‘Kalithea’ të kryeqytetit grek.

Autoritetet ishin sinjalizuar për një automjet të dyshimtë në zonë. Kur mbërritën aty, vunë re 32-vjeçarin, të cilit tentuan t’i afroheshin dhe ta verifikonin.

Në këtë moment, shqiptari filloi të vraponte për t’u larguar. Gjatë ndjekjes nga policia, ai nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar. Nuk kaluan shumë orë që hetuesit ta identifikonin dhe ta arrestonin.

Sipas informacioneve të mediave greke, 32-vjeçari nuk ka pranuar të flasë dhe të bashkëpunojë me policinë.

Për momentin ai akuzohet për sulmin me armë ndaj autoriteteve, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë