Loading…

Shqiptarja, kryetare e një komune në Suedi

  • 19/12/2016 | 12:33

Shqiptarja, kryetare e një komune në Suedi

Suedia është një vend fantastik me mundësi që rrallë ndonjë vend tjetër t’i ofron. Ndaj shpresoj edhe njëherë se bashkatdhetarët e mi do ta shikojnë gotën e mbushur përgjysmë duke vrejtur gjërat pozitive që kemi marrë nga Suedia.

Kështu shprehet Dëshira Vrajolli Flankër (37), nën e dy fëmijëve, kryetare e sapozagjedhur e komunës Vermdë afër Stokholmit, na shkruan Shuquri Sejdija nga ky vend.

Me profesion Dëshira është ekonomiste. Një kohë ka punuar për UC AB, ndërmarrje e të dhënave për kredidhënje. Pastaj punoi si shefe e shitjeve te allbolag.se, ishte si ndërmarrëse dhe kreu detyra për administratën tatimore.Në fushën e politikës ishte më aktive gjatë dy viteve të fundit: ishte delegate e kuvendit të komunës dhe kryetare e administratës komunale për ndërtim, ambient dhe mbrojtje shëndetësore, shkruan Koha.net

Ndërkaq tani është zgjedhur kryetare e komunës Vermdë dhe që nga 1 janari i 2017-ës do të mbaj timonin e kësaj komune që shtrihet në arkipelagun e afërt të Stokholmit.

Komuna e Vermdës është një komunë e zhvilluar me afër 42 000 banorë. Është e njohur posaçërisht me industrinë e porcelanit dhe me bukuritë e rralla që ofron arkipelagu i Stokholmit.

Popullësia po rritet dhe infrastruktura nuk është e mjaftueshme. Si komunë kemi shtrirje të madhe gjeografike gjë që nënkupton sfida të mëdha për shëndetësi, shkolla dhe përkujdesje. Si shumë komuna tjera edhe ne duhet të ndertojmë objekte banimi, pjesërisht për rendin e pritjes për banim por edhe për shkak të situatës së krijuar nga ardhja e refugjatëve, thotë Dëshira Vrajolli Flankër, transmeton Koha.net.

Ajo beson në vizionin e saj.

Jam tepër e interesuar që shoqërisë ti shërbej me konstruktivitet, rregull dhe me masa afatgjate. Poashtu kam shumë dëshirë të punoj me njerëz dhe ndjehem e gëzuar që do ti prijë një organizate ku angazhimet individuale do të ndërtojnë një tërsi të fortë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë