Loading…

Shqiptarja nga Kosova që synon të bëhet deputete e Zvicrës

  • 28/02/2017 | 15:14

Shqiptarja nga Kosova që synon të bëhet deputete e Zvicrës

Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit.


Ajo në Zvicër jeton që nga viti 1993 ndërkaq në 2016-ën është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete.

Rrustemi aktualisht është asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit për siç tha të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota.

Rrustemi pretë që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët.

Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët, e cila ka degë edhe në Kosovë.

16115065_10154468856448752_4442976020582282798_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë