Loading…

SHSKUK: ​34 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në spitale

  • 05/06/2021 | 15:39

SHSKUK: ​34 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë,57 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 19 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme. Spitali i Prizrenit, 6 pacientë. Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë