Loading…

ShSKUK-ja i reagon PSD-së: Fotografitë e postuara nuk paraqesin ambientet ku jepet kemioterapia

  • 19/09/2023 | 18:28

ShSKUK-ja i reagon PSD-së: Fotografitë e postuara nuk paraqesin ambientet ku jepet kemioterapia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar ndaj aksionit të Partisë Socialdemokrate, ku këta të fundit kanë vendosur foto të disa prej Klinikave të QKUK-së ku është shfaqur gjendja në të cilën gjenden këto klinika në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


ShSKUK, përmes një njoftimi në Faceboook, ka njoftuar se fotografitë e postuara nga Partia Socialdemokrate nuk paraqesin ambientet ku jepen kemioterapia për pacientë por që janë nyje sanitare nëpër korridore të klinikave internistike.

Tutje, përmes këtij postimi, ka bërë të ditur se hapësira ku referohet është një hapësirë ku nuk shfrytëzohet për asnjë shërbim shëndetësor dhe rrjedhimisht nuk është hapësirë që frekuentohet nga pacientët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë