Loading…

Shtatë parti politike dhe tri nisma qytetare kanë aplikuar për certifikim në KQZ

  • 16/01/2021 | 12:56

Shtatë parti politike dhe tri nisma qytetare kanë aplikuar për certifikim në KQZ

Sot (e shtune) është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ, listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Partitë politike kanë punuar në përgatitjen e këtyre listave, mirëpo ende nuk i kanë finalizuar.

Deri në mesditën e së shtunës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 10 subjekte politike. Bëhet fjalë për shtatë parti politike dhe tri iniciativa qytetare, me gjithsej 210 kandidatë.

Kështu bën të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili thekson se sot është dita e fundit e dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë, të cilët pas certifikimit garojnë për ulëse në Parlamentin e Kosovës.

“Deri në këto momente që po flasim, pra deri në mesditë, numri i subjekteve politike që kanë aplikuar është gjithsejtë 10 subjekte politike. Bëhet fjalë për shtatë parti politike dhe tri nisma qytetare. Numri i përgjithshëm i tyre është gjithsejtë 210 kandidatë”, thotë Elezi për Kosova Press.

Subjektet politike që kanë dorëzuar listat e tyre me kandidatë për deputetë, kryesisht janë nga radhët e komuniteteve.

“Janë Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me 33 kandidatë, pastaj Jedinstvena Goranska Partija me 16 kandidatë, Srpska Lista me 20 kandidatë, Partia balliste me 5 kandidatë, Social Demokratska Unija me 22 kandidatë, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës me 44 kandidatë dhe Lëvizja për Bashkëveprim me 35 kandidatë. Ndërkaq, nga iniciativa qytetare kemi Romani Iniciativa me 12 kandidatë, Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq me 13 kandidatë dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me 10 kandidatë”, shton Elezi.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë