Loading…

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

  • 10/06/2023 | 11:40

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë lënduar shtatë persona, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq njëri prej tyre është dërguar në QKUK sepse ka pasur lëndime serioze.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë