Loading…

Shtatë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një nga plumbi qorr

  • 01/01/2022 | 08:03

Shtatë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një nga plumbi qorr

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku ka bërë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve, janë të lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike, një person tjetër nga plumbi qorr.


Tre prej tyre sipas Çitakut, janë duke u trajtuar në Klinikë, të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë