Loading…

Shtatë të vdekur nga zjarri që përfshiu cisternat e naftës në Kabul

  • 02/05/2021 | 11:43

Shtatë të vdekur nga zjarri që përfshiu cisternat e naftës në Kabul

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin afgan Kabul, pasi disa cisterna nafte janë përfshirë në zjarr dhe kanë shpërthyer, duke mbuluar qytetin me tym të zi.

Ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti i orëve të vona të 1 majit, ka qenë aksident apo i qëllimshëm.

Një vozitës i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se rreth 100 cisterna mund të jenë përfshirë në incident.

Zjarrfikësit me vështirësi kanë ndalur flakët, për shkak të tymit të madh që është parë edhe në mëngjesin e 2 majit.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit Tariq Arian u ka thënë gazetarëve se zjarri ka nisur në një cisternë dhe më pas është përhapur te të tjerat.

Dhjetëra shtëpi është thënë të jenë dëmtuar apo shkatërruar.

Linjat e rrymës janë dëmtuar po ashtu, duke lënë një pjesë të madhe të qytetit me furnizime të parregullta me energji elektrike.

Për këtë incident raportohet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s tërheqin forcat ushtarake nga Afganistani.

Forcat ndërkombëtare ushtarake duhet të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator, njëherësh 20 vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Kaidës në tokën amerikane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë