Loading…

Shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit më 28 Nëntor vendosen në Drenas

  • 21/11/2019 | 12:00

Shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit më 28 Nëntor vendosen në Drenas

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, me 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.


Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skënderajt.

Ftohen qytetarët dhe mediat që të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e kësaj ngjarje.

Të bashkëngjitur e gjeni edhe agjendën për këtë ditë./kp

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë