Loading…

‘Shtëpi bari’ afër 12 milionë euro në Skoci, Gjykata lë të lirë dy shqiptarët: U detyruan nga halli

  • 27/01/2022 | 11:01

‘Shtëpi bari’ afër 12 milionë euro në Skoci, Gjykata lë të lirë dy shqiptarët: U detyruan nga halli

Një gjykatë në Skoci ka vendosur të fal dy shqiptarë të cilët janë kapur me një “shtëpi bari” në Glasgow. Mediat e huaja shpjegojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarët Orges Rizak dhe Agustin Grembi të cilët u lanë të lirë nga gjykata, pasi sipas tyre dy shqiptarët ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.


Orges Rizak dhe Agustin Grembi u arrestuan në një ndërtesë industriale në nëntor të vitit 2020 të cilën e kishin kthyer në një laborator ku kultivonin kanabis.

Sipas përllogaritjeve dy shqiptarët do të fitonin deri në 9.5 milion £ nëse do arrinin të shisnin kanabisin e kultivuar. Fillimisht shqiptarë u dënuan për kultivim droge ndërsa më pas në një proces gjyqësorë u zbulua se ata ishin viktima të trafikimit në Skoci për të punuar në fabrikë.

Gjykata e Lartë në Glasgow dëgjoi se si z. Rizaj dhe z. Grembi kishin qenë shumë të frikësuar për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur për shkak të pasojave të mundshme për ata dhe familjet e tyre. Deklaratat e tyre të fajësisë u tërhoqën dhe deklaratat e reja të pafajësisë u pranuan nga Gjykata.

Gjykatësi Lord Mulholland tha: “Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe jam i kënaqur që ka rrethana të jashtëzakonshme.”

Z. Rizaj i tha policisë se kishte qenë në Skoci për dy muaj dhe ashtu si ai, edhe z. Grembi u pyetën në lidhje me trafikimin e dyshuar të qenieve njerëzore.

“Rizaj tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe kishte paguar 18,000 euro për ata që rregullonin transportin”, i tha Gjykatës prokurori Euan Cameron.

“Kjo shumë ishte ende e papaguar dhe ai po punonte për ta shlyer atë.”

Avokati i zotit Rizaj, Billy Lavelle tha: “Ai nuk po paguhej asgjë. Ai po paguante transportin (për në MB).

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë