Loading…

Shtëpi mahnitëse mbi liqen

  • 09/06/2021 | 20:01

Shtëpi mahnitëse mbi liqen

Dy qytete, Bokod dhe Oroszlany, që gjenden rreth 80 km në perëndim të Budapestit, gjenden fare pranë liqenit Bokodi, në Hungari, madje dhe mbi liqen, shkruan Gazeta Metro.


Lagje të tëra të shtëpive lundruese janë ndërtuar mbi këtë liqen të bukur, që zakonisht shfrytëzohen për pushime verore, ndërkaq, nga peshkatarët, përgjatë gjithë vitit, sepse përkundër dimrave të ftohtë hungarez, liqeni pothuajse nuk ngrin asnjëherë.

Liqeni nuk ngrin edhe për shkak të elektranës së madhe, që shfrytëzon ujin e këtij liqeni për ftohje. Kështu, uji qarkullon në vazhdimësi; uji i ftohtë hyn në elektranë, ndërsa i ngrohti lëshohet nga elektrana dhe kthehet prapa në liqen.

Kësisoj, peshkatarët asnjëherë nuk duhet të thyejnë akullin për të peshkuar, dhe po të duan, mund të peshkojnë edhe nga dritaret e shtëpive të ndërtuara mbi liqen.

Ky liqen u bë i popullarizuar në botë gjatë vitit 2014, kur ueb-faqja e kërkimit, Bing, e vendosi një imazh të tij në sfond, që u pa nga miliona njerëz anëmbanë botës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë