Loading…

Shtëpia e Bardhë ka një ‘Komandant’ të ri, është gjerman

  • 25/12/2021 | 14:47

Shtëpia e Bardhë ka një ‘Komandant’ të ri, është gjerman

Një tjetër banorë i shtohet shtëpisë më të njohur dhe të pushtetshme në botë, Shtëpisë së Bardhë në Uashington.


Dhe nuk është një banor i thjeshtë, por një ”komandant” gjerman. Nuk është skenari i një filmi hollivudian, por qeni i ri që do të shoqërojë në orët e tij të lira presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe familjen e tij.

“Komandanti” është në fakt Comander, emri i qenit të racës pastor gjerman që i është dhuruar më 30 nëntor presidentit nga vëllai i tij, për 79-vjetorin e lindjes.

Një këlysh vetëm 3-muajsh, por që tashmë luan i lirë dhe plot forcë në kopshtin e madh të institucionit amerikan.

Sot vetë presidenti Biden vendosi të shpërndajë në rrjetet sociale pamjet e Commander, që do të zëvendësojë dy qentë që historikisht kanë shoqëruar çiftin presidencial.

Të dy kanë qene pastorë gjermanë, por ndërkohë që qeni Shepherd ngordhi pas 13 vitesh besnikëri ndaj presidentit, Molly dy-vjeçar është transferuar në një shtëpi tjetër në pronësi të Biden, pas një rehabilitimi i cili u nevojit pas qasjes agresive të kafshës shtëpiak.

Commander do të mbajë një rekord, do të jetë qeni i parë i braktisur që do të futet me leje në kangjellat e adresës 1600 Pennsylvania Ave, ku ndodhet godina ikonike e pushtetit amerikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë