Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, ka shtëpi të bukur, e kjo dëshmohet edhe nga pamjet e xhiruara me dron nga emisioni zgjedhor i realizuar nga Jeta Xharra.
Ky emision ka xhiruar shtëpitë e të gjithë kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit më 4 dhjetor, ndërsa të parin xhirim ka paraqitur atë të Lladrovcit.
Shtëpia luksoze e Lladrovcit gjendet në fshatin e tij të lindjes, Gllanasellë të Drenasit.
Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21, raporton kallxo.com.