Loading…

Shtëpia e shëndetit në Gjakovë mbetet pa insulin (Foto)

  • 19/12/2016 | 20:54

Shtëpia e shëndetit në Gjakovë mbetet pa insulin (Foto)

Shtëpia e Shëndetit në Gjakovë, ka një javë që ka mbetur pa insulin.

Një pacientë nga ky qytet i ka shkruar gazetametro.net dhe ka dërguar këtë fotografi për të treguar kështu se insulina është medikamenti që i mungon që një javë kësaj shtëpie të shëndetit.

Në një njoftim që ka nxjerrë në njërin prej sporteleve, kjo shtëpi shëndeti lajmëron se insulin nuk do të ketë deri javën tjetër.

Insulina mbetet edhe një nga medikamentet që Ministria e Shëndetësisë u jep falas pacientëve të prekur nga diabeti. Mungesa e këtij medikamenti është vërejtur shpesh në Qendrat e Mjekësisë Familjare por edhe në QKUK./gazetametro.net

insulinat

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë