Loading…

‘Shtëpia i digjet’ a Kurti vazhdon të arsyetohet në media të huaja se po ia bëjnë të padrejtë

  • 31/05/2023 | 18:20

‘Shtëpia i digjet’ a Kurti vazhdon të arsyetohet në media të huaja se po ia bëjnë të padrejtë

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon fushatën e ankesave në media amerikane e britanike pas qortimit e ndëshkimit që mori nga SHBA dhe jo vetëm  në një intervistë për “Politico” gjatë qëndrimit në Bratislavë ka folur për sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën pas aksionit të së premtes në veri të Republikës së Kosovës.


Kurti ka thënë se mes Kosovës dhe SHBA-së ka një dallim të vogël në qasje, derisa shton se vendosja e masave dhe sanksioneve është joproporcionale dhe e padrejtë.

Ai gjithashtu ka thënë se është befasuar nga vendimi amerikan dhe e ka konsideruar reagimin amerikan si “reagim të tepruar”.

“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë”, ka thënë Kurti në një intervistë në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë.

“Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.

SHBA-ja ka vendosur të përjashtoj Kosovën nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2023”. Gjithashtu ambasadori amerikan ka treguar se SHBA s’ka interes të lobojë për njohje të reja për Kosovën dhe ka shtuar se do të befasohej nëse do të ndodhte ndonjë takim i nivelit të lartë SHBA-Kosovës.

‘Ec e merre vesh’, Kurti thotë në CNN se SHBA është aleate por ‘po i kërkohet’ t’ia dorëzojë republikën milicive fashiste serbe

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë