Loading…

‘Shteret Kosova’: Për dy vjet, 15 mijë e 824 kosovarë kanë ikur me viza pune për në Gjermani

  • 27/02/2020 | 10:36

‘Shteret Kosova’: Për dy vjet, 15 mijë e 824 kosovarë kanë ikur me viza pune për në Gjermani

Kosovarët po vazhdojnë ta braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në shtetet Perëndimore, destinacioni i tyre i preferuar po mbetet akoma Gjermania, shkruan Gazeta Metro.


Emigrimi i fuqisë punëtore tani po shihet si problem për Kosovën, ku shumica po zgjedhin Gjermaninë për shkak të pagave më të mira dhe mundësive që po ofrojnë institucionet gjermane atje.

Deri më tani llogaritet se 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me viza pune në Gjermani dhe kanë ikur nga Kosova për të punuar atje.

Kështu të paktën po thotë një hulumtim i Institutit GAP, i cili po zbulon se nga 40 % e kërkesave për vizë pune nga kosovarët, 24 % prej tyre ju janë pranuar vizat për Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Sipas raportit të Institutit GAP gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi,Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar, e 40% prej tyre janë nga Kosova.

Sektorët ku po gjejnë punë kosovarët janë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë