Qeveria e Kosovës ua vazhdon punëtorëve shëndetësorë edhe për gjashtë muaj pagesën prej 10 për qind të pagës bazë, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, se këto shtesa do të jepen për periudhën janar-qershor 2022 dhe se është vendim në kuadër të mbështetjes së tyre në kuadër të masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
E ministri i Financave, Hekuran Murati tha para kabinetit qeveritar se kjo pikë duhet vetëm të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tashmë jemi në një vit të ri fiskal me buxhet të ri.
“Ky vendim bënë vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar, vetëm se kësaj radhe duhet të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tani jemi në një vit të ti fiskal me buxhet të ri.
Me këtë propozim-vendim parashihet ndarja e mjeteve, dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë fillimisht apo deri në hyrje në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati./gazetametro.net