Loading…

Shtet i shkyçur: QKUK thonë se kanë ‘kufizime buxhetore’ edhe nga Thesari, s’ka pagesa për kujdestari

  • 27/02/2026 | 17:38

Shtet i shkyçur: QKUK thonë se kanë ‘kufizime buxhetore’ edhe nga Thesari, s’ka pagesa për kujdestari

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është deklaruar pas ankesës për mospagesë të kujdestarive ndaj mantelbardhëve në QKUK.


Në një përgjigje për Klan Kosovës, nga zyra për media e QKUK-së thuhet se gjatë kësaj periudhe janë përballur me kufizime buxhetore.

“Bazuar në të dhënat nga Departamenti i Financave, lidhur me për mospagesën e kujdestarive dhe ndërrimit të stafit mjekësor, ju informojmë se gjatë kësaj periudhe institucioni është përballur me kufizime buxhetore, si dhe me kërkesë nga Thesari për reduktim të përkohshëm të listës së pagesave. Për më tepër, ligji i buxhetit ende nuk ka hyrë në fuqi, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e realizimit të plotë të pagesave”.

“Theksojmë se kjo situatë nuk ka qenë rezultat i një vendimi për të veçuar një kategori të stafit, por pasojë e rrethanave buxhetore në ekzekutimin e pagesave. Brenda mundësive financiare në dispozicion, një pjesë e pagesave është realizuar pjesërisht, mirëpo për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme nuk ka qenë e mundur të përfshihen të gjithë përfituesit në këtë faze”.

Më tej në përgjigje theksohet se me miratimin dhe hyrjen në fuqi të buxhetit, do të bëhet kompensimi i plotë i të gjitha obligimeve të mbetura, përfshirë edhe pagesat për muajt paraprakë.

“Ju sigurojmë se institucioni mbetet i përkushtuar ndaj përmbushjes së obligimeve ndaj stafit shëndetësor dhe trajtimit të barabartë të të gjitha kategorive”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë