Loading…

‘Shtete të rendit të dytë’: BE ka caktuar shtetet pa perspektivën e anëtarësisë së plotfuqishme, Kosova hy në këtë grup

  • 05/07/2022 | 16:00

‘Shtete të rendit të dytë’: BE ka caktuar shtetet pa perspektivën e anëtarësisë së plotfuqishme, Kosova hy në këtë grup

Sipas gazetës serbe Nova që thirret në burime në qarqe të larta diplomatike në Bruksel, Bashkimi Evropian ka ndarë mendjen rreth procesit të zgjerimit dhe ka pranuar qasjen e Francës që kufizon anëtarësimin e plotë dhe alternativën e ‘komunitetit politik’ pa një perspektivë të anëtarësimit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas burimit me dijeni në rreth proceseve në Bashkimin Evropian është arritur një marrëveshje mes “hisedarëve” kryesor në BE që të formohen dy grupe shtetesh kandidate. I pari mbledh shtetet që kanë perspektivë të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE të cilat janë ato që negociojnë me Brukselin, si Serbia dhe Mali i Zi, poashtu Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në grupin ee dytë janë Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, këto ato shtete që nuk kanë perspektivë të anëtarësimit të plotfuqishëm por një hyrje në të ashtuquajturën Komuniteti Politik Evropian që edhe do të mund t’i ndërrohej emërtimi në ndërkohë.

Bëhet fjalë për idenë e presidentit francez Emannuel Macron që i printe së fundi edhe presidencës së BE’së që dëshironte që t’i lejonte statusin e kandidatit Ukrainës si mjet rezistence ndaj invadimit rus, por jo edhe anëtarësi të plotë por një formë të re të lidhjes së bllokut me shtetet që duan të jenë pjesë e orbitës së saj. Vendet e grupit të dytë do të integrohen në BE në sektorë të veçantë, siç janë energjia, siguria, ekonomia por nuk do të jenë anëtare fuqiplote.

I vetmi vend që do të mund të kërcente nga njëri grup në tjetrin, pra nga komuniteti politik në atë me perspektivë të anëtarësimit fuqiplotë në BE është Bosnja dhe Hercegovina. Por edhe këtu ka probleme shkruan gazeta serbe Nova pasi jo të gjitha shtetet pajtohen, e mes tyre disa me peshë që mendojnë se Bosnja e Hercegovina nuk ka kapacitete të bëhet anëtare fuqiplotë në BE.

Sipas burimit të Nova vetëm një shtet anëtar i BE’së nuk pajtohet se Serbia duhet të jetë në grupin e parë pasi nuk meriton një perspektivë të anëtarësisë së plotë.

Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtetet e fundit që do të mund të anëtarësoheshin në BE derisa të tjerat do të mbeten një lloj varëse.

Siç raporton Nova edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngecjur tërësisht dhe nuk duket as në horizont shenjat se ky proces do të mund të ngrihej në nivelin më të lartë. Ky fakt ka frustruar Beogradin zyrtar, ndërsa Prishtina, përkatësisht kryeministri Albin Kurti, është tërësisht i pa interesuar për takim me presidentin serb Aleksandar Vucic.

Amerikanët janë deri diku të zhgënjyer me veprimet dhe sjelljen e Kurtit, por do të ishte gabim të të mendohej se kryeministri kosovar është i favorizuar apo i mbrojtur nga Gjermania. Berlini ka prioritete tjera dhe nuk brengoset aq as për Kosovën e as Serbinë  në këtë periudhë. Qeveria e Scholz është e përqendruar në Rusinë dhe Ukrainën, ndërsa në Ballkanin Perëndimor po punojnë seriozisht vetëm për dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të tjerët janë në plan të dytë.

Nga BE dhe Kuinti nuk ka asnjë presion ndaj presidentit serb Vucic, edhe sa i përket Kosovës apo marrëdhënies ambivalente me Moskën. Pretendimi i BE’së që të respektohen vendimet e saj rreth sanksioneve ndaj Federatës Ruse janë erga omnes dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Serbinë dhe kompanitë serbe shkruan gazeta serbe Nova.

Nova shkruan më tej sipas burimeve të tyre në Bruksel theksojnë se “Ballkani i Hapur” është tregim dhe ide tërësisht amerikane, por kjo nuk është një e metë saj, pasi tani SHBA dhe janë partnerë. BE ka qëndrim parimor që i qëndron prapa çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropaine, por Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i mungojnë tre fqinjët.

“Nëse Ballkani i Hapur do të përfshinte Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën do të kishte mbështetjen absolute të BE’së. Ne nuk kemi problem me Ballkanin e Hapur si ide, brenga jonë është se ajo nuk është e plotë dhe se nuk do të shkaktonte ndasi dhe rivalitete në rajon brenda disa viteve që do të sillte deri tek destabilizimi. BE është e përmbajtur pasi dëshiron të presë të shikojë nëse edhe tre shtetet tjera ballkanase do të hynin. Synimi ynë është të parandalojmë çdo burim destabilizimi. Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës që të funksionojë dhe të ketë kuptim. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë komplementarë, nuk e përjashtojnë njëri tjetrin dhe do të mund të sillnin përfitime me kusht se do të respektoheshin parimet dhe vlerat, nisur nga gjithë përfshirja” i ka thënë ky burim në Bruksel gazetës serbe Nova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë