Loading…

Shtetet anëtare të BE’së po bllokojnë Kinën të hyjë në treg të tyre

  • 26/02/2021 | 11:53

Shtetet anëtare të BE’së po bllokojnë Kinën të hyjë në treg të tyre

Disa shtete më të vogla europiane kanë nisur të bllokojnë Kinën në tentimin e saj për t’u kyçur në ekonomitë e tyre, mes tyre edhe Kroacia që anuloi dhjetorin e kaluar një koncesion prej 50 vitesh të terminalit në portin e Rijekës që pritej ta fitonte një konsorcium i kompanive kineze ka raportuar gazeta amerikane, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta amerikane The Wall Street Journal shkruan se disa shtete europiane kanë nisur t’i përafrojnë qëndrimet me ato të SHBA’së rreth shqetësimit në Europë të qëndrimit agresiv gjeopolitik të Kinës.

E përditshmja amerikane raporton se shtetet e baltikut dhe ato në Adriatik së voni kanë anuluar konkurse në të cilat priteshin të fitonin kompani shtetërore kineze, apo së paku, kanë nisur procedura të cilat kanë synim të ndalojnë kompanitë të nënshkruajnë kontrata të punëve apo investimeve.

The Wall Street Journal ka renditur shtete si Kroacia, Rumania, Lituania, Sllovenia dhe Greqia.

Gazeta kroate Jutarnji List nga Kroacia ka shtuar detaje rreth çështjes së ndërlidhur në portin kroat të Rijekës, ku autoriteti i portit me 30 dhjetor të vitit të kaluar befasishëm kishte anuluar koncesionin prej 50 vitesh terminalit me kontejnerë Zagreb Deep Sea dhe kishte vendosur të niste një procedurë të re.

Shtohet se nuk kishte hollësi rreth çështjes, dhe se një vendim i tillë në disa qarqe ishte interpretuar si rezultat i presionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Gazeta kroate raporton se oferta me e volitshme ishte nga një konsorcium kinez derisa e dyta nga një holandeze.

The Wall Street Journal përmend edhe atë se Kroacia është një prej vendeve që ka ndaluar prokurimin e pajisjeve të kompanisë kineze NucTech, por për dallim nga Lituania, nuk ishte thirrur në sigurinë kombëtare.

Jutarnji List ka theksuar se ishte qeveria e Lituanisë në shkurt që ka ndaluar blerjen e atyre pajisjeve për monitorimin e sigurisë në aeroporte, që Dogana e Kroacisë i kishte blerë në vitin 2018 për kontroll të kamionëve, që ishte bashkë financuar me fonde të BE’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë