Loading…

Shtetet me rezervat më të mëdha të arit, ku radhitet Shqipëria?

  • 25/01/2017 | 18:19

Shtetet me rezervat më të mëdha të arit, ku radhitet Shqipëria?

Vendet që janë superfuqi ekonomike janë edhe vendet që kanë rezervat më të mëdha të arit.


Rezervat totale të arit në të gjitha vendet e botës arrijnë në 32.977.7 tonë, sipas të dhënave nga fillimi i tetorit në Këshillin Botëror të Arit.

Bëhet fjalë për 170 tonë më shumë se 32.803 tonë . Vendet e eurozonës, duke përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, posedojnë 10,786 tonë rezerva të arit.

SHBA­’ja, Gjermania, Italia, Franca dhe Kina, janë pesë vendet që qëndrojnë në krye të listës. Ndërsa, sa i takon rajonit tonë Greqia është në krye me një rezervë prej 112 ton ar duke qenë e 33 në botë.

Bullgaria me 40 ton, e 48 në botë.

Serbia e 62­ta me 16 ton.

Maqedonia e 77­’ta me 6 ton.

Sllovenia e 90­ta me mbi 3 ton.

Bosnja është e 93’­ta në botë sa i takon renditjes për rezervat e metalit të çmuar me 3 ton.

Shqipëria është në vendin e 99’­të me vetëm 1.6 ton ar, ndërsa Kosova nuk gjendet fare në list.

Në listën e 100 vendeve me rezervat më të mëdha të arit, sa u takon institucioneve financiare, rezervat më të mëdha i ka FMN./gazetametro.net

gld-central-banks-continue-gobbling-up-gold-05252016

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë