Loading…

Shteti dëmton naftëtarët me miliona euro, kërkohet nga MTI shfuqizimi i udhëzimeve administrative

  • 16/11/2020 | 11:51

Shteti dëmton naftëtarët me miliona euro, kërkohet nga MTI shfuqizimi i udhëzimeve administrative

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani kanë shprehur sot shqetësimin e tyre për tri udhëzime administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për sa i përket trupave inspektuese, për pastrimin e rezervarëve dhe kalibrimin e agregarëve (rrjedhja e derivateve).


Kryetari Rukiqi tha se shteti po i dëmton naftëtarët në këtë kohë pandemi me miliona euro.

“Jemi të shqetësuar me vendimet e ndryshme në raport me kompanitë sektorit privat, veçantisht me një vendimmarrje që po ndikon në sektorin e naftës. Në kohë pandemie janë tri udhëzime administrative që kanë efekte milionësh, barriera dhe kërkesa shtesë që shkojnë në dëmë të këtyre kompanive. Këto tri udhëzime kanë të bëjnë për trupat inspektuese, për pastrimin e rezervarëve, kalibrimi i agregatëve nga 10 në 26 euro”, tha Rukiqi, duke shtuar se ka pasur rënie të importit dhe kërkesa për derivate në pandemi ka rënë.

Ai tha se disa kompani në këtë sektor janë duke punuar me humbje.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani tha se udhëzimet janë nxjerrë nga MTI pa pëlqimin e naftëtarëve.

“Pastrimi i rezervarëve në çdo tri vjet nuk ndodh në asnjë vend të rajonit dhe më gjerë. Këto udhëzime administrative duhet sa më parë të shfuqizohen”, tha Berjani.

Tahir Zogaj nga një kompani e derivateve, theksoi se kalibrimi i rrjedhjes së derivateve tashmë është shtrenjtuar për 16 euro, dhe është i papranueshëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë