Loading…

Shteti dështoi t’i ofrojë mbrojtje gruas së vrarë: Nesër mblidhet një grup ndërministror

  • 01/12/2022 | 00:03

Shteti dështoi t’i ofrojë mbrojtje gruas së vrarë: Nesër mblidhet një grup ndërministror

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike.


Edhe shteti dështoit’i ofrojë mbrojtje gruas së vrarë, Haxhiu tha se nesër në orën 8:30 mblidhet grupi i ngushtë ndërministror për raportim për së afërmi me secilin veprim institucional për rastin.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se këto raste i bëjnë të kuptojnë që kanë shumë punë për të bërë.

Postimi i plotë:

Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë!

Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët.

Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë.

Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur.

Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë.

Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë.

Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave.

Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Familjarëve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Dhunuesit dënimin më meritor!

‘A dështoi shteti ta mbronte shtatzënën’: MD e konfirmon se gruaja kishte kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë

Prokurori: I dyshuari ishte denoncuar disa herë për dhunë në familje, mbi viktimën u shkrepën tre plumba

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë