Loading…

Shteti i harroi: Infermierët protestojnë sot para Ministrisë së Shëndetësisë

  • 25/05/2022 | 08:30

Shteti i harroi: Infermierët protestojnë sot para Ministrisë së Shëndetësisë

Në llogaritë e tyre bankare, tash e tre muaj nuk u kanë dalë rrogat qindra punëtorëve të angazhuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin e pandemisë me Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Ndonëse të njëjtit ka disa muaj që janë angazhuar nga ana e MSH-së si staf mbështetës në ndihmë të shumë spitaleve të QMF-së për ndihmë në luftën ndaj koronavirusit.

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë  për një orë sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata para Ministrisë së Shëndetësisë do të protestojnë të mërkurën nga ora 09:00 deri në 10:00.

Kur dhe për çka janë angazhuar këta profesionistë shëndetësorë?

Në muajin gusht të vitit 2021, Ministria e Shëndetësisë pati hapur konkurs për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Me anë të këtij konkursi, Ministria e Shëndetësisë synonte të punësojë 1 mijë e 116 pozita në shtatë Spitalet Rajonale, në Qendrat rajonale të IKSHPK-së, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna dhe Inspektorë Sanitarë.

“Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 dhe Vendimin e Qeverisë nr.03/27 të dt.18.08.2021 së Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, shpall K O N K U R S”, thuhet në njoftimin MSH-së për konkursin në fjalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë