Loading…
Shteti i Kosovës ia merr licencën kompanisë shqiptare të sigurimeve
  • 26/04/2019 | 12:18

Shteti i Kosovës ia merr licencën kompanisë shqiptare të sigurimeve

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka marr vendim të premten që kompania sigurimeve INSIG të shkojë në likudim.


Sipas burimeve të Telegrafi, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së theksuar të kapitalit.

“Bordi Ekzekutiv i BQK-së në mbledhjen e radhës, sot ka marrë vendim për dërgimin në likuidim të kompanisë së sigurimeve INSIG”, tha burimi.

Po ashtu Telegrafi ka mësuar se shkuarja në likudim e kësaj kompanie do të thotë se më nuk mund të operojë me këtë licencë.

Ndryshe, kompania e sigurimeve INSIG është krijuar më 1991 me kapital tërësisht shtetëror në Shqipëri , kurse në qershor të vitit 2016, INSIG është privatizuar 100% nga grupi Eurosig, derisa në Kosovë ka operuar si degë e kompanisë mëmë nga Shqipëria.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë