Loading…

Shteti serb merr aeroportin e Nishit, por kanë një problem – atë të Prishtinës

  • 18/02/2019 | 09:17

Shteti serb merr aeroportin e Nishit, por kanë një problem – atë të Prishtinës

Në vitin në të cilin kompania franceze Vansi është bërë koncesionar i aeroportit të Beogradit “Nikola Tesla”, ndërsa shteti serb ka marrë në qeverisje atë të Nishit – “Konstantini i Madh”, ky i fundit ka shënuar rënie dramatike të udhëtarëve, transmeton Gazeta Metro.

Por, a ka ndikuar në këtë marrëveshja për koncesion – publiku nuk e di, sepse edhe ajo edhe më tej është fshehtësi, bën të ditur televizioni regjional N1.

Mirëpo, analistët mendojnë se konkurrenti kryesor i aeroportit të Nishit nuk është ai i Beogradit, por ai i Prishtinës, i cili po ashtu është ne duar të Vansit. Prandaj, shtojnë pyetjen: çfarë është e ardhmja e aeroportit në Nish?

“Mendoj se është fjala për një tentim të Vansit – të cilin edhe e ka realizuar – që me anë të asaj marrëveshjeje me Qeverinë e Serbisë, lidhur me aeroportin e Beogradit në esencë të realizojë qëllimin e tij kryesor – të pengojë ndikimin negativ të aeroportit të Nishit në zhvillimin e aeroportit Adem Jashari. Sepse, nëse i shohm shifrat, Adem Jashari për herë të parë ia ka dalë të transportojë 2 milionë udhëtarë vetëm në vitin 2018, vetëm pasi që aeroporti i Nishit ka pasur për herë të parë stagnim pas një kohe të gjatë”, ka thënë Danijel Dasic nga Koalicioni kombëtar serb për decentralizim.

“Duhet të shohim marrëveshjen për koncesion mos në të ka ndonjë klauzolë e cila kufizon shtimin e udhëtarëve në aeroportin e Nishit”, ka thënë gazetari i ekonomisë Milos Obradovic.

Bashkëbiseduesit e N1-së mendojnë se “Konstantini i Madh” është nën presion nga dy anët dhe se ka të ardhme të pasigurt nën drejtimin e Qeverisë së Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë