Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezentuar sloganin me të cilin do marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.
‘’Shteti.shtet’’, do jetë sllogani i kësaj partie, i bashkangjitur me një video që tregon sukseset e Hotit derisa ishte kryeministër i Kosovës.
Kujtojmë se LDK në këto zgjedhje është në koalicion me AKR’në, derisa ka publikuar javë më parë listën e kandidatëve për deputetë, me të cilën do prezentohet në këto zgjedhje./gazetametro.net