Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar një aksion simbolik për nder të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Deputeti i VV’së, Driton Çaushi, ka thënë se një shtet që është në shërbim të monopolistëve multmilionësh, nuk mund të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Duhet të kemi një inspektoriat, i cili është inekzistent dhe kontrollon vetëm 10 për qind të ndërmarrjeve. Duhet të sigurohen që punëtorët të kenë kushte minimale në punë”, ka thënë Çaushi, shkruan Periskopi.
Më tej, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje vazhdimisht punëtorëve dhe qytetarëve që në ditë të tilla të jenë në protestë, për të kërkuar të drejtat e tyre.