Loading…
Shteti super stalinist i Koresë e Veriut përsëri teston armët bërthamore
  • 18/04/2019 | 11:54

Shteti super stalinist i Koresë e Veriut përsëri teston armët bërthamore

‘Njeriu i vogël raketë’ siç i pëlqen ta tallë Presidenti Donald Trump Përfaqësuesin Suprem të Popullit Korean Kim Jong-Un, mbikëqyri testimin e armëve bërthamore dje, transmeton Gazeta Metro.


Kjo predhë e drejtuar taktike bërthamore që sipas medias shtetërore koreano veriore KCNA është “predhë e fuqishme” dhe “ka mënyrë të veçantë drejtimi” u testua dje nën mbikëqyrjen e Kim Jong-Un.

Ky është testi i parë që nga samiti i fundit në Vietnam mes presidentit amerikan Trump dhe Liderit Kim Jong-Un dështoi në shkurt të këtij viti. Kërkesa e Koresë së Veriut për zbutje të sanksioneve dhe të largimit periodik të armëve bërthammore u refuzua nga amerikanët, duke kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të tyre.

Retorika u tensionua javën e kaluar kur Kim Jong-Un tha se SHBA’të kanë kohë deri në fund të vitit për të ndryshuar qëndrim.

Dje është raportuar nga mediat amerikane se dyshojnë që Koreanët e Veriut po tentojnë të organizojnë takim me presidentin rus Vladimir Putin, ku diplomati amerikan Stephen Biegun, që udhëheqë bisedimet me Korenë e Veriut vizitoi dje Moskën për të këshilluar rusët kundër këtij takimi.

Forumi tregëtar në Pekin të Kinës mendohej se do të jetë vendtakimi. Në të njejtin forum tregëtar në të cilin do të takohen Aleksandar Vucic dhe Vladimir Putin.

Sot Koreano Veriorët deklaruan se Sekretari i Shtetit të SHBA’ve Mike Pompeo është i padëshirueshëm për ta për bisedimet e rradhës, pasi sipas tyre vazhdimisht i ofendon me terme si “tirani dhe diktaturë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë