Loading…

Shtimi i rasteve me koronavirus, kontrolle të shumta në pikat kufitare të Kosovës

  • 18/10/2020 | 20:56

Shtimi i rasteve me koronavirus, kontrolle të shumta në pikat kufitare të Kosovës

Në disa prej pikave kufitare të Kosovës janë shtuar kontrollet, kjo pas rritjet së numrit të rasteve me koronavirus thuajse në të gjithë Europë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka ndarë në rrjetin social Facebook disa foto nga pika kufitare në Medarë.

“Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, ka thënë Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19.

Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit./gazetametro.net

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë…

Publiée par Armend Zemaj sur Dimanche 18 octobre 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë