Romelu Lukaku ka shtuar telashet për skuadrën e Inter.
Inter do të kenë telashe të reja, pas testeve mjekësore të Romelu Lukaku.
Sulmuesi i skuadrës ‘Zikaltër’ duket se ka mbetur me dëmtim pas ndeshjes kundër Shakhtar Donetsk.
“Romelu Lukaku iu nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes, si rezultat i një problemi në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk”, thuhet në komunikatën e Inter.
“Testi ka treguar një problem muskulor në këmbën e majtë. Situata e belgut do të vlerësohet ditë pas dite”, thuhet tutje.
Mbetet të shihet se si do të ecën rikuperimi i Lukaku.