Loading…

Shtohen vetëvrasjet për 16 % në Japoni gjatë valës së dytë të pandemisë

  • 16/01/2021 | 13:51

Shtohen vetëvrasjet për 16 % në Japoni gjatë valës së dytë të pandemisë

Rastet e vetëvrasjeve në Japoni janë shtuar në valën e dytë të pandemisë së Covid-19, posaçërisht në mesin e grave dhe fëmijëve, megjithëse kishin rënë gjatë valës së parë kur qeveria kishte ofruar ndihma bujare njerëzve sipas studimit të fundit të universitetit të Hong Kong dhe Institutit Metropolitan të Gerontologjisë në Tokio, transmeton Gazeta Metro.


Në korrik –tetor shkalla e vetëvrasjeve u rrit për 16 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, një përmbysje e zymtë nga rënia e regjistruar në periudhën shkurt-qershor, sipas këtij studimi.

“Në të kundërtën e rrethanave normale ekonomike, kjo pandemi ndikon jo proporcionalisht shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe grave (posaçërisht amviset),” kishin shkruar autorët në studimin e botuar të premten në revistën Nature Human Behaviour.

Rënia në shkallën e vetëvrasjeve në fazën e hershme ishte ndikuar nga faktorë të tillë si subvencionet e qeverisë, ulja e orëve të punës dhe mbyllja e shkollave, sipas studimit.

Por kjo rënie ishte përmbysur – me shkallën e vetëvrasjeve që kërceu në 37% për gratë, shtim për 5 herë më shumë sesa tek burrat – derisa vazhdimi i pandemisë po dëmton industritë ku gratë dominojnë, që shtojnë barrën grave që punojnë, e duke shtuar edhe rastet e dhunës në familje, sipas raportit.

Sipas studimit, bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë nga nëntori 20126 deri në tetor të 202, ata zbuluan se vetëvrasjet e fëmijëve u shtuan për 49 % gjatë valës së dyt1%, që korrespondonte me periudhën e mbylljes kombëtare të shkollave në Japoni.

Taro Kono, ministri i administratës së qeverisë japoneze i ka thënë Reuters të enjten se derisa qeveria do të konsideronte zgjatjen e gjendjes emergjente, ajo nuk mund të “vriste ekonominë’.

“Njerëzit brengosen për shkak të Covid-19. Por shumë njerëz po ashtu kanë bërë vetëvrasje pasi kanë humbur vendet e punës, kanë humbur të hyrat dhe nuk shihnin shpresë” tha ai. “Ne na duhet ë gjejmë balancën mes menaxhimit të Covid-19 dhe menaxhimit të ekonomisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë