Loading…

Shtohet niveli i sigurisë në Prishtinë, pritet vendosja e kamerave në 55 lokacione të reja përfshirë parqet

  • 04/10/2026 | 08:56

Shtohet niveli i sigurisë në Prishtinë, pritet vendosja e kamerave në 55 lokacione të reja përfshirë parqet

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me vendimin e fundit ka vendosur të rrisë sigurinë me shtimin e kamerave të sigurisë, transmeton Gazeta Metro.


Kryeqyteti ka hyrë në fazën e dytë të projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë, me ç’rast planifikohet zgjerimi i rrjetit edhe me 55 lokacione të tjera, përfshirë të gjitha parqet e Prishtinës.

Projekti parasheh gjithashtu krijimin e një Qendre Operative për monitorimin e kamerave, të cilat do të mbikëqyren vetëm nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se faza e parë e projektit ka përfunduar, me vendosjen e kamerave në 55 lokacione, me rreth 220 pamje, të cilat monitorohen 24 orë në ditë nga Policia e Kryeqytetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë