Loading…

Shtohet numri i viktimave: Katër persona vdesin nga koronavirusi në Kosovë

  • 08/07/2020 | 23:38

Shtohet numri i viktimave: Katër persona vdesin nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se sot janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.


Katër persona kanë vdekur sot si pasojë e prekjes nga koronavirusi, sipas IKSHPK’së personat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje kishte pasur tre viktima, kurse sot numri është rritur duke shënuar katër vdekje dhe numri ka shkuar në 86 në total i viktimave.

Kujtojmë se sot janë shënuar 214 raste të reja me COVID-19  nga 413 mostra të testuar nga Klinika Infektive, kështu duke e quar numrin e përgjithshëm në 4100 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë