Loading…

Shtohet prania e policisë te Gjykata Kushtetuese

  • 03/06/2020 | 11:17

Shtohet prania e policisë te Gjykata Kushtetuese

Janë shtuar ekipet e Policisë së Kosovës pranë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, për ta monitoruar situatën pikërisht në kohën kur Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë seancën për votimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, transmeton Gazeta Metro.


Pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, më 25 mars kur edhe u votua mocioni i mosbesimit i iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK, Presidenti Thaçi, më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, prandaj kjo e drejtë i kaloi LDK’së, si partia e dytë me më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Çështjen e dekretit Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Pas kësaj, Kushtetuesja më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Ndërkaq, më 28 maj Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë, duke konstatuar se dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me Kushtetutën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë