Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë sot vendim që energjia elektrike të shtrenjeohet për 15.4 për qind, shkruan Gazeta Metro.
Pas këtij vendimi, kryetari i bordit të rregullatorit numëroi disa arsye se për kanë ardh deri te ky vendim.
Ndër arsye qendrore ai përmendi furnizimin e qëndrushëm, pasi që sipas tij, kostoja e prodhimit të energjisë është shumë e madhe, pavarësisht shtrenjëtimit të tanishëm.
Ai përmendi se për të pas energji elektrike pa ndërprerje, kjo rritje ishte e domosdoshme për të garantuar furnizim.
“Arsyeja është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, meqenëse ne konsiderojmë që nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm kostoja do të jetë shumë me e madhe sesa kjo rritje e cila është propozuar, ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, ka thënë kryesuesi i bordit Ymer Fejzullahu.
Për sa euro do të shtrenjtohen faturat, ZRRE jep detaje për secilën kategori
Kujtojmë që sot Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenta për 15 përqind.
Nga ZRRE kanë treguar për sa euro do të shtrenjtohet faturat.
“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.
Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit./gazetametro.net