Loading…

Shtrenjtohen mishi dhe ‘pastërrmat’, në Kosovë: 12 euro kilogrami, deri në 4 euro mishi i viçit të gjallë

  • 28/11/2023 | 19:34

Shtrenjtohen mishi dhe ‘pastërrmat’, në Kosovë: 12 euro kilogrami, deri në 4 euro mishi i viçit të gjallë

Një kilogram mish i viçit në Kosovë po shitet nga 11 deri në 12 euro. Ndërsa një kilogramë mish i viçave të gjallë sillet 4 euro. Kështu kanë bërë të ditur disa shitës për Gazeta Metro.


Rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk i ka shpëtuar as mishi. Një kilogram mish ka një çmim goxha të shtrenjtë, duke pasur parasysh gjendjen sociale në vend. Një kilogram mish i viçit ka një çmim prej 11 deri në 12 euro. Ndërsa vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), një kilogram mish i viçit ka kushtuar rreth 9 euro.

Këtë vit nuk ka lënë pa u shtrenjtuar as çmimi i viçave të gjallë, ku një kilogram shkon deri në 4 euro. Ndërsa vitin e kaluar sipas disa shitësve që ka kontaktuar Gazeta Metro, çmimi ka qenë nga 3.20 euro deri në 3.50 euro.

Kosova e kishte mbyllur vitin e kaluar me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind, ndërsa në muajin tetor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit ishte 3.3 për qind.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur ngritje të çmimeve duke filluar nga produktet ushqimore deri tek shërbimet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë