Loading…

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

  • 07/05/2022 | 17:15

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Pas një stabiliteti të shkurtër me çmimin e naftës, pati sërish lëvizje në treg. Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent.Në fillim të javës çmimi i naftës shkonte më së larti në 1 euro e 64 cent për litër.


Por çmimi ndryshoi brenda javës, të enjten në mbrëmje çmimi u rrit për katër centë duke shkuar në 1 euro e 70 cent ndërkohë që të premten arriti në 1 euro e 73 cent për litër, çmim me të cilin po shitet edhe të shtunën.

Por jo të gjitha pikat e shitjes me pakicë kanë rritur çmimin brenda ditës.

Në disa prej tyre të shtunën një litër naftë kushton 1 euro e 68 centë e në të tjera 1 euro e 71 cent.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimi i naftës në pjesën e dytë të muajit prill ishte 1.58 për litër, e rritja filloi në muajin maj, ku një litër naftë shitej për më shumë se 1.60, çmim ky që ndryshoi çdo ditë.

Aktualisht çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka pasur rritje për 1.5% e një fuqi naftë shitet për 112 dollarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë