Loading…

Shtyhen dy interpelancat

  • 19/04/2017 | 12:50

Shtyhen dy interpelancat

Janë shtyrë dy interpelancat e parapara për sot në Kuvendin e Kosovës.


Edhe pse ishin pika të rendit të ditës-interpelancat e Isa Mustafës dhe Blerand Stavilecit janë shtyrë për ndonjë seancë tjetër të Kuvendit.

Deputetja e “Vetëvendosjes” Donika Kadaj-Bujupi me nënshkrimin e 15 deputetëve kishte ftuar në interpelancë Kryeministrin Mustafa në lidhje me çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierës së Sibovcit, por nuk ishte e pranishme në seancë.

Shtyrjen e kësaj interpelance e kërkoi shefi i grupit parlamentar të “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca, me arsyetimin se Donika Kadaj-Bujupi ndodhej në udhëtim zyrtar.

“Kërkoj që interpelanca të shtyhet për shkak që parashtruesja e kërkesës është në një udhëtim zyrtar”, tha Konjufca.

Nuk u zhvillua as interpelanca tjetër-ajo e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në lidhje me kontratën e privatizimit të kompanisë së distribuimit të energjisë elektrike, shkruan Kallxo.com.

Interpelancën e Stavilecit e kishte kërkuar deputeti i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, i mbështetur nga 15 deputetë të tjerë, por ministri nuk ishte i pranishëm në seancë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë