Loading…

Shtyhen kampionatet tjera, Superliga starton të premtën: Orari i javës së parë

  • 16/09/2020 | 23:51

Shtyhen kampionatet tjera, Superliga starton të premtën: Orari i javës së parë

Sezoni i ri (2020/21) në Superligën e Kosovës në futboll pritet të fillojë të premtën, më 19 shtator, transmeton Gazeta Metro.


Superliga e Kosovës në futboll ishte e paraparë të fillonte më 12 shtator, por kjo nuk ndodhi për shkak të gjendjes me pandemi dhe pas rekomandimeve nga autoritetetet e vendit.

Megjithëse ende nuk është konfimuar zyrtarisht nga ‘shtëpia’ më e madhe e futbollit në vend, tashmë siç mëson Gazeta “Sheshi”, kampionati elitar do të nis nga kjo javë, madje qysh nga e premtja, pas marrjes së dritës jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.

Gazeta gjithashtu shkruan se kampionet tjera, duke nisur nga Liga e Parë, deri te moshat e reja do të shtyhen për të paktën edhe një javë.

Gjithsesi vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës do të vijon më vonë, teksa klubet elitare tashmë kanë marrë konfirmimet për ndeshjet e fundjavës.

Xhiroja e I-rë:

Drita – Llapi
Trepça ’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani

/gazetametro.net/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë