Loading…

Shtyhet edhe MTV Video Music Awards

  • 30/06/2020 | 15:10

Shtyhet edhe MTV Video Music Awards

Shfaqja më e madhe muzikore MTV Video Music Awards si shumë ceremoni të tjera është shtyrë në fund gushtit për shkak të Covid 19.


Ndryshe nga të tjerat të cilat janë zhvilluar në pjesën më të madhe online ose priten të zhvillohen, MTV Video Music Awards do të mbahet në sallë.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i cili është shprehur se hyrja në sallë do të bëhet e kontrolluar  dhe do të ndiqen të gjitha udhëzimet e sigurisë .

Po ashtu të gjithë pjesëmarrësve dhe stafit do t’ju matet temperatura si dhe në fillim do t’i nënshtrohet testit për Covid 19 dhe nëse rezultojnë mbartës nuk do të lejohen të hyjnë në sallë.

Ende nuk dihet nëse ceremonia muzikore do të jetë live ose e regjistruar më herët. Audienca do të jetë e kufizuar dhe në rast se situata nga koronavirusi rëndohet , fansat e këngëtarëve nuk do të lejohen të hyjnë për të mos lejuar grumbullime.

MTV Video Music Awards për vite me radhë bëjnë bashkë një numër të madh intepretuesisht dhe është një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në kalendarin e çmimeve.

Nju Jorku ka qenë zona më e goditur nga Covid 19 në Shtetet e Bashkuara ku vdekjet dhe infektimet janë ende të larta .

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë