Loading…

Shtyhet festivali ‘Sunny Hill’ për vitin 2021

  • 22/05/2020 | 23:33

Shtyhet festivali ‘Sunny Hill’ për vitin 2021

Sikurse edhe shumë ngjarje kulturore, festivale, e koncerte edhe “Sunny Hill” është shtyrë për vitin 2021.


Kjo, për shkak të sigurisë së popullsisë në mes të kësaj krize globale, e cila rrezikon shëndetin nëse qëndrohet në grupe.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Facebook, ku faqja zyrtare e këtij festivali ka njoftuar se festivali nuk do të mbahet këtë vit.

“Me keqardhje ju informojmë se ‘Sunny Hill Festival 2020’ nuk do të zhvillohet këtë gusht, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga COVID-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komuniteteve të përgjithshme të festivalit është më shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Në po të njëjtin njoftim, ekipi i festivalit paralajmëruan shumë gjëra të mëdha në vitin 2021.

“Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht të vitit 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, formimi më i mirë i artistëve, fushat më të mëdha dhe zonat ftohëse, amfiteatri i ri natyror, janë vetëm disa prej tyre”, thuhet më tej.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë